Në pamjet që shihni në videon më poshtë, shihen disa ushtarë rusë, të cilët hyjnë në oborrin e një shtëpie në Voznesensk, në rajonin ukrainas të Mikolaiv.
Një çift të moshuarish, dalin përpara ushtarëve për ti penguar që të hyjnë në oborrin e tyre.
Mes tyre lind një debat i ndezur, por në fund duket se të moshuarit ia arrijnë qëllimit: dëbojnë ushtarët dhe mbyllin kangjellat.
Qysh nga nisja e agresionit rus mbi Ukrainë, janë të përsëritura rastet kur qytetarët rusë dëbojnë forcat ushtarake të armikut, pa armë, duke iu dalë përpara, për të penguar në avancimin e tyre.



