Justin dhe Hailey Bieber takohen me presidentin Macron

Justin dhe Hailey Bieber takohen me presidentin Macron

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey ishin të ftuarit e nderit në Pallatin Elysee në Paris ku u takuan me Presidentin Emmanuel Macron.

Çifti ishte duke shijuar pushimet në qytetin francez ditët e fundit, kur morën një ftesë nga pallati presidencial.

Bieber ndau një foto në rrjetet sociale ku shihej së bashku me gruan e tij dhe presidentin Macron me bashkëshorten e tij.

Është ende e paqartë pse Justin dhe Hailey u takuan me udhëheqësin e kombit, por vizita u zhvillua në Ditën Botërore të Muzikës, e cila u themelua në Francë më 1982.

Kanali televiziv francez BFMTV raportoi se takimi ka ndodhur me kërkesë të këngëtarit dhe thuhet se ata kanë diskutuar çështje në lidhje me të rinjtë e talentuar.

Burimi: Music News Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy