
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në autostradë pranë Thumanës, por fatmiresisht nuk ka të lënduar, raporton korrespondenti i MCN TV.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa drejtuese e mjetit ka qenë një grua.
Mësohet se janë shoqëruar disa persona, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.



