Biznesmeni Gazmend Haxhia, i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është paraqitur sot në SPAK për verifikim të masës së sigurisë.

Kujtojmë që Haxhia ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie” në lidhje me dosjen e SASPAC, ku po hetohet shpërdorimi i fondeve të BE-së.
Për të njëjtën çështje ndodhet në “arrest me burg” ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:
“Nga hetimet e prokurores Elida Karcini rezulton se Gazmend Haxhia, në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ishte drejtor i SASPAC, kanë mundur të paktën në një rast të dokumentuar nga SPAK të marrin një vlerë 500 mijë euro, dy herë, në një aktivitet të financuar nga BE dhe fondet e buxhetit të shtetit, Ministria e Kulturës. Kjo kontratë e fituar dy herë me kompaninë Landways në pronësi të Gazment Haxhisë ka bërë që ndaj tij të ketë një masë sigurie. Sot ai u paraqit së bashku me një efektiv policie dhe avokatin Henrik Ligori për t’u njohur me masën dhe akuzën e provat që rëndojnë zyrtarisht ndaj tij”.
Ka dyshime se ky i fundit, si drejtues i SASPAC ka abuzuar me 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE-së, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.
Një rast të veçantë, Sdyshohet se SASPAC i dha 125 mijë euro kompanisë së biznesmenit Haxhia për organizimin e një konference turizmi e për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 milionë lekë.



