Dule: Të fortë në Qendrat e Votimit në Himarë, policia mungon. Punonjësit e Kadastrës, presion qytetarëve me pronat

Dule: Të fortë në Qendrat e Votimit në Himarë, policia mungon. Punonjësit e Kadastrës, presion qytetarëve me pronat

Nga Himara, kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut në Himarë, Vangjel Dule denoncoi aktivizimin e të afërmeve të kandidatit të Partisë Socialiste duke ushtruar presion dhe duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit, duke ushtruar presion mbi zgjedhësit përpara hyrjes në Qendrat e Votimit.

Në një komunikim për mediat ai tha se në mënyrë të përsëritur ka tentuar të komunikojë me Policinë e Shtetit por pa sukses.

Në shumicën e Qendrave të Votimit që kam vizituar nuk ka prani policore, në një kohë që është detyrim ligjor të jenë të pranishëm deri në përmbylljen e procesit në të gjitha Qendrat e Votimit.

Janë aktivizuar në shumë Qendra Votimi grupe të fortësh me makina luksoze. Kërcënohen qytetarët se po fotografohen të gjithë dhe do përdoren të nesërmen kundër tyre.

Është detyrë e policisë të ndërhyjë aty ku ka tentativa monipulimi dhe presioni. Duhet ti përgjigjet në kohë dhe me korrektesë.

Janë në terren në qendra pak më të largët nga qendra punonjësit e Kadastrës Himarë, me lista banorësh që kanë çështje të pazgjidhura pronësore iu bëhet presion se nuk do e marrin të drejtën e tyre nëse nuk votojnë kandidatin e PS.

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Himarë prej orësh të tëra pret qytetarët që të takojnë fillimisht atë, pastaj të ushtrojnë të drejtën e votës. Ne duam proces të drejtë të barabartë dhe të qetë.

Ata që kanë humbur gjumin nga Himara dhe mbajnë peng kandidatin tonë, Edi Rama nominalisht, dirigjon tensionin.

Iu bëj thirrje që të largohen të fortët nga Qendrat e Votimit, ndërkohë që duhet prani policie në to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy