Ambasadori italian: Rama të krijojë kushtet për dialog me opozitën (VIDEO)

Ambasadori italian: Rama të krijojë kushtet për dialog me opozitën (VIDEO)

Situata politike në vend, duket se ka mobilizuar akoma më shumë faktorin ndërkombëtar për të shtyrë palët politike drejt zgjidhjes së problemeve poltike në vend. Së fundmi, Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo është shprehur të jetë tejet i suprizuar nga vendimi i opozitës për djegien e mandateve, ndërsa ftoi mazhorancën që të krijojë kushtet për dialog me opozitën.

Ambasadori Cutillo i ka sugjeruar qeverisë dhe kryeministrit që për zgjidhjen e krizës politike maxhoranca do duhet të bëjë një hap pas, dhe të arrij në dialog politik. “Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotësosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit” u shpreh ambasadori italian.

Sipas tij, kriza politike dhe polarizimi i retorikës kanë sjellë dhe do të vijojnë të sjellin dëme në ekonominë e vendit si dhe sinjale negative për investitorët e huaj.  “Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit” u shpreh ambasadori Cutillo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy