Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana ndajnë pikët

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana ndajnë pikët

Nuk ka prodhuar fitues, supersfida mes Teutës dhe Tiranës, e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit.

Ndeshja u mbyll me një barazim spektakolar 2-2, ku të dyja skuadrat i kishin rastet për fitore.

Tirana kaloi në avantazh me Florent Hasanin në minutën e 4-t, me sulmuesin që shënoi pas një gafe të mbrojtjes vendase.

Gjithsesi ky avantazh zgjati pak, pasi Teuta barazoi në minutën e 10-të me Realdo Filin nga penalltia.

10 minuta më vonë, erdhi edhe goli i përmbysjes për durrsakët, me Gjinollarin që shënoi me kokë.

Në minutën e 35-të u ndërpre ndeshja për disa minuta, pasi në stadium u fikën dritat, me ndriçimin që u rikthye në gjendjen e mëparshme pas 6 minutash pritje, që u zëvendësuan në fund të pjesës së parë.

Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, ku të dyja ekipet rrezikuan portat kundërshtare. Në minutën e 59-të, ishte Najdovski, që barazoi shifrat me një gol me kokë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Me këtë barazim Tirana ngjitet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Teuta me një ndeshje me pak, mban vendin e gjashtë me 1 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy