Dy janë shifrat që do të shënojnë momente historike për vitin 2023 në rang botëror. Popullsia e Tokës arrin në 8 miliardë dhe ekonomia globale i kalon 100 trilion dollarë.
Me të dhënat e FMN-së, në grafikun e mëposhtëm është paraqitur GDP-ja e botës.
Pesha e rëndë e PBB-së
Ekonomia globale mund të mendohet si një tortë, me madhësinë e secilës pjesë që përfaqëson pjesën e GDP-së globale për të cilën kontribuon çdo vend. Aktualisht, pjesët më të mëdha të tortës i përkasin ekonomive të mëdha si Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Gjermania dhe India, të cilat së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e PBB-së globale.
Një vështrim më i detajuar i kontributit të çdo vendi në ekonominë botërore prej 101.6 trilion dollarësh:
Vetëm pesë vende përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë PBB-së së botës në vitin 2022: SHBA, Kina, Japonia, India dhe Gjermania. Për t’u veçuar këtë vit është India, e cila i zuri vendin Britanisë së Madhe këtë vit në pesëshen e ekonomive më të mira.
Duke shtuar pesë vende të tjera (pjesë e dhjetëshes më të fuqishme) arrijmë në 66% të ekonomisë globale, ndërsa 25 vendet e para përbëjnë 84% të PBB-së globale.
Ekonomitë më të vogla në botë
Pjesa tjetër e botës - 167 vendet e mbetura - përbëjnë 16% të PBB-së globale. Shumë nga ekonomitë më të vogla janë ishuj në Oqeani.
Tuvalu ka GDP-në më të vogël në botë, me vetëm 64 milionë dollarë. Tuvalu është një nga një duzinë vendesh me një GDP prej më pak se një miliard dollarë.
Ekonomia globale në 2023
Nëse tentojmë të parashikojmë vitin 2023, do të vëmë re se ka shumë pasiguri ekonomike. Shumë ekspertë po parashikojnë një recesion të shkurtër, megjithëse opinionet variojnë lidhur me përkufizimin e "shkurtër". Disa ekspertë besojnë se Kina do të pengojë trendin e rënies ekonomike.



