"Rama po ndërton vilë në Butrint”, Ministria e Kulturës reagon pas postimit të Berishës

"Rama po ndërton vilë në Butrint”, Ministria e Kulturës reagon pas postimit të Berishës

Ministria e Kulturës ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”, se po bëhen ndërtime në Parkun Kombëtar të Butrintit. Teksa mohon këto akuza, Ministria e Kulturës sqaron se në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja, por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut.

Sakaq, Ministria e Kulturës thekson se prej shumë vitesh në Parkun Kombëtar të Butrintit është konstatuar se ofroheshin shërbime tregtimi të cilat nuk respektonin legjislacionin përkatës fiskal, legjislacionin mbi sigurinë e produkteve ushqimore, legjislacionin mbi produktet kozmetike, etj; në mungesë ndër të tjera edhe të kushteve higjieno-sanitare. “Në kuadër të rritjes së cilësisë dhe standardizimit të shërbimeve të ofruara në sitet e Trashëgimisë Kulturore prej tashmë 4 vitesh, Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një sërë aksionesh dhe nismash në linjë edhe me nismat e tjera si: rritja e sigurisë në përshkueshmërinë e itinerareve turistike brenda parqeve kombëtarë; përmirësimi dhe funksionimi i nyjeve higjieno-sanitare, infrastruktura cilësore të aksesueshmërisë dhe pritjes së vizitorëve, etj.

Vlen të theksohet në këtë kontekst, se për të zgjidhur problematikën, në vitin 2015 dhe 2016 Ministria e Kulturës ka miratuar dy udhëzime specifike, të cilat janë hartuar në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore (publikuar në Fletoren Zyrtare dhe website e Ministrisë së Kulturës) me qëllim standardizimin dhe mirëadministrimin e siteve të Trashëgimisë Kulturore. Hartimi dhe fazat e zbatimit të këtyre udhëzimeve kanë kaluar përmes një sërë konsultimesh me grupet e interesit dhe komunikimeve publike.

Në zbatim të këtyre Udhëzimeve dhe për të zgjidhur problematikat më sipër, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e standartizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës”, thuhet në reagim.

Ministria e Kulturës thekson se asnjë godinë e re nuk pondërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por ëshë duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s.

“Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshllit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ministria e Kulturës falenderon për interesimin në vazhdim të medias mbi çështjet eTrashëgimisë Kulturore dhe siguron opinionin publik mbi profesionalizmin e lartë dhe transparencën me të cilën institucioni ynë përmbush detyrat funksionale”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Kulturës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy