Arlind Qori, kreu i Lëvizjes bashkë tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN Tv se vetëm në spitalet e Gazës dhe në Shqipëri ka mungesë të energjisë elektrike. Duke vijuar Qori tha se edhe Ukraina që është vend në luftë ka marrë të gjitha masat që spitalet të kenë karburant për gjeneratorët.
Qeveria e Ukrainës i ka marrë masat që pavarësisht ofensivës rusë çdo spital të ketë karburant. I veti rast që gjeta për mungesën e energjisë elektrike kanë qenë spitalet e Gazës se aty ushtria izraelite bllokonte dhe karburantin.
Erald Kapri, deputet i partisë Mundësia tha se ka pasur tentativë nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeverisë për të mos folur për këtë çështje.
Afërsisht një orë ikën dritat. Sot ka pasur tentativë nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria për të mos folur këtë çështje.
Kanë kërkuar mediat shpjegime se çfarë kanë ndodhur, qeveria ka refuzuar dhe në fund është nxjerrë një shef pavioni dhe ka thënë që 9 të sëmurë në intubim janë zhvendosur në një godinë tjetër ku kishte energji.



