
Në seancën gjyqësore ku Orest Sota u la në burg, u lexuan edhe bisedat mes tij dhe babait, Lefter Sotës. Në bisedat e shkëmbyera në “What’s up”, Lefter Sota i kërkon të birit të shkojë tek Metalurgjiku, por pak më vonë 25-vjeçari i thotë se e kishte kapur policia.



