Humb kontrollin dhe përplaset me barrierën e betonit, në gjendje të rëndë drejtuesi

Humb kontrollin dhe përplaset me barrierën e betonit, në gjendje të rëndë drejtuesi

Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnje- Fier.

Ngjarja ka ndodhur ne baypassin Pluk – Saver, ku drejtuesi i një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e betonit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit E.B., 30 vjeç, banues në Lushnje ka qenë në gjendje të dehur në kohën e aksidentit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy