Analisti Ilir Demaliaj u pyet në emisionin “Bilardo” se çfarë do të bënte ai ndryshe po të ishte kreu i opozitës.
Demaliaj tha që po të ishte në krye të opozitës s’do pranonte të punonte me asnjë nga Kryesia aktuale, pasi duke filluar nga Berisha, janë pjesë e establishmentit, të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

"Nëse do isha drejtues i opozitës për një moment gjëja e parë që do bëja, do largoja të gjithë njerëzit e implikuar që s’kanë kualitete dhe kanë ardhur jo me kontribute, jo me vlera, por thjesht me servilizëm ndaj liderit. Do të hiqja emërimet e posteve, por me konkurrencë. Do afroja njerëz më të larta se unë, që të mësoj prej tyre, jo t’i kem lakej. Do të mendoja çfarë do bëj për atë mandat që kam dhe jo sa do rri në pushtet. Unë s’do pranoja të punoja me asnjë nga Kryesia e PD-së aktuale. Janë njerëz që duke filluar me Berishën janë pjesë e këtij establishmenti që e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje, që ka bërë korrupsion, lidhje me krimin, të paktën indiciet janë të forta, në këtë drejtim nuk mund të pranoj të punoj me këta njerëz, sepse ata kamuflohen, por nuk ndryshojnë, aq më tepër që janë të kapur nga krimet dhe pasuritë që kanë. Nuk do të bija në kurthin e pushtetit për të krijuar një luftë banale, ti hajdut, unë hajdut! Të hysh dhe të dialogosh në Parlament me banditë, kontrabandistë nafte, njerëz që nuk kanë thënë një fjalë në Parlament!”



