Miratimin me konsensus të reformës kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si nisjen e revolucionit në sistemin e drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij në parlament ai theksoi se hapat e tjerë që pasojnë miratimin do të jenë po kaq të vështirë.
Kryeministri falenderoi edhe ndërkombëtarët për rolin kyç që patën në këtë proces .



