Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.
Ai përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.
MIRËMËNGJES
Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë
Bëhu pjesë dhe suksese.
Më 27 dhjetorit në Shqipëri kanë filluar rekrutimet për ushtarë dhe detarë në Forcat e Armatosura.
Pjesë e këtij procesi do të mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18-27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin.
Gjithashtu duhet të ketë një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundërligjshme apo kriminale.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.



