Më shumë se një million njerëz të vaksinuar që kishin pasoja serioze nga Covid-19 kishin të paktën një sëmundje kronike që I bëri ata të prekshëm, thotë studimi I kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC).
Studimi I CDC i publikuar të enjten tregoi prova se vaksinat e COVID-19 mbrojnë marrësin, duke i bërë "të rralla" rastet e rënda të infektimit. Vetëm 189 njerëz nga më shumë se 1.2 milionë që u vaksinuan mes dhjetorit 2020 dhe tetorit 2021, e kaluan rëndë Covid-19.
Të gjithë këta pacientë që e kaluan në mënyrë serioze Covid-19, si shtrimi në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekja, kishin një ose më shumë faktorë rreziku që i bënin ata me shumë gjasa të kalonin në mënyrë serioze virusin.
Faktorët e rrezikut përfshinin të qenit 65 vjeç e lart, të qenit me imunitet të dobët ose sëmundje pulmonare, sëmundje të mëlçisë, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje neurologjike, diabeti ose sëmundje kardiake.
Vetëm 36 njerëz që ishin pjesë e studimit vdiqën nga COVID-19 pasi morën dozën e parë të vaksinës dhe u infektuan, por 78 përqind e tyre kishin të paktën katër faktorë rreziku. Në total, 2,246 njerëz të vaksinuar në studim u infektuan me COVID-19 dhe pothuajse 77 përqind kishin të paktën një faktor rreziku.
Nga 3,395 personat në studim që morën dozë përforcuese ose shtesë, vetëm 27 u infektuan me COVID-19, me tre me rezultate të rënda. Por asnjë nuk u shtrua në ICU dhe nuk vdiq.
Mbledhja e të dhënave për studimin përfundoi në tetor, përpara se varianti omicron të zbulohej në SHBA.
Shumica e pjesëmarrësve në studim - pothuajse 73 përqind - ishin vaksinuar Pfizer-BioNTech, ndërsa 20 përqind me Moderna dhe 6.5 përqind me Johnson & Johnson.
Të dhënat e CDC tregojnë se pothuajse tre të katërtat e popullsisë së rritur të SHBA-së dhe gati 88 përqind e atyre të moshës 65 vjeç e lart konsiderohen të vaksinuar plotësisht. Një total prej 38 përqind e të rriturve dhe pothuajse 60 përqind e amerikanëve të moshuar kanë marrë një dozë përforcuese.



