
Dy shtetasit rusë dhe një shtetas ukrainas do të përballen me akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim, të ngritura nga policia e Elbasanit. Ata po mbahen në paraburgimin e drejtorisë së policisë Elbasan, ndërsa 23-vjeçari që tentoi të arratisej nga vendi ku ndodhi sulmi në uzinën e Gramshit, këmbëngul se është turist në vendin tonë.



