Lëviznin me armë dhe me mjete të blinduara, arrestohen 3 persona në Fier

Lëviznin me armë dhe me mjete të blinduara, arrestohen 3 persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona, 2 prej tyre vëllezër të cilët qarkullonin të armatosur me armë zjarri.

Në prangat e policisë kanë rënë . K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç. Bëhet me dije që këta persona kanë tentuar t’i shmangen Policisë dhe t’i fshehin armët, por janë arrestuar në flagrancë.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armët e zjarri, municion luftarak dhe 2 automjete të blinduara

Njoftimi: DVP Fier/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.  

Finalizohet operacioni policor i koduar "Armed", për parandalimin e ngjarjeve kriminale. 

Qarkullonin të armatosur me armë zjarri pistoleta, falë ndërhyrjes në kohë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej të tyre vëllezër.         

Shtetasit që qarkullonin me armë zjarri, kanë tentuar t’i shmangen Policisë dhe t’i fshehin armët, por janë arrestuar në flagrancë.        

 Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municioni luftarak dhe 2 automjete të blinduara. 

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhura më parë.   

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat  hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.    

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi,  por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë. 

 2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.   

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt (karburant).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.  

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy