Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e tetë në Abissnet Superiore.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën, ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh.
Në minutën e 53-të, Adeleke përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar atë në rrjetë. Ky avantazh zgjati 14 minuta, pasi në minutën e 64-t, ishte Herald Marku që vendosi baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi për Vllazninë pa fitore, me shkodranët që mbajnë vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Laçi renditet i fundit me 5 pikë.



