Edhe Turkish Airlines ndryshon emrin

Edhe Turkish Airlines ndryshon emrin

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se linja ajrore kombëtare turke do të riemërtohet "Türkiye Hava Yolları" në vend të "Turkish Airlines", një hap që vjen vetëm pak ditë pasi Turqia kërkoi që të njihet ndërkombëtarisht si "Türkiye".

Në fillim të këtij muaji, Ankaraja i dërgoi një letër Kombeve të Bashkuara, duke regjistruar zyrtarisht emrin e vendit si "Türkiye" - siç shkruhet dhe shqiptohet në turqisht. Vendi e quajti veten "Türkiye" në 1923 pas shpalljes së pavarësisë.

Qeveria e Erdogan tha se emri "Türkiye" përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke, megjithëse disa analistë thonë se masa është pjesë e një përpjekjeje për t’u distancuar nga emri gjeldeti (turkey).

Türkiye Hava Yollari do të jetë e shkruar në trupat e avionëve tanë në vend të Turkish Airlines.

“Hava Yolları” do të thotë linjë ajrore në turqisht.

OKB-ja dhe NATO kanë filluar zyrtarisht të përdorin "Türkiye" në vend të "Turqia". Disa personalitete të huaja të rangut të lartë që vizitojnë Ankaranë kanë bërë gjithashtu ndryshimin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu referua vendit si "Türkiye" gjatë vizitave në Helsinki dhe Stokholm këtë javë, ashtu si presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy