
Një shpërthim eksplozivi është shënuar pranë një lokali në Librazhd, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë dhe e paraportuar nga policia.
Policia tha zyrtarisht se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. Kokonozi, rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar.
Burime për MCN bëjnë me dije se lokali është në pronësi të Agim Kokonozit ish-sekretar i Partisë Demokratike Prrenjas.
Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



