Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri komentoi protestën e qytetarëve gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u shpreh se tubimet ndodhen në një fazë rezistence dhe se, sipas tij, dinamika e protestës pritet të ndryshojë në muajt në vijim.
Ai argumentoi se pjesëmarrësit duhet të vijojnë qëndresën, pasi me rikthimin e qytetarëve nga pushimet dhe rifillimin e aktivitetit normal në shtator, protesta mund të marrë përmasa më të mëdha.
Për mua është faza e rezistencës, duhet të qëndrojnë. Në shtator do të ketë fazë tjetër se do të kthehen studentët, qytetarët nëpër punëra, nuk do të jetë vapë dhe një valë e re masiviteti do të kthehet. Kjo qeveri nuk jeton pa skandale. Kur qytetarët qëndrojnë në shesh loja me qeverinë është kush lodhet më shumë. Protestuesit nuk po lodhen, qeveria po lodhet, sepse do ta lodhin skandalet.”
Duke u ndalur edhe te situata politike, analisti ngriti pretendimin se përplasja mes dy figurave kryesore të politikës shqiptare vijon të ndikojë në ekuilibrat e pushtetit. Sipas tij, ekziston një marrëdhënie politike nga e cila përfitojnë të dy kampet.
Edi Ramën e mban Sali Berisha në pushtet. Sepse ai thotë: ‘Ja ika unë, po kush do të vijë’. Dhe me Ramën Doktori mban veten.



