Me dokumente false i morën 5 mijë metër tokë një personi, pranga ish-juristit të Hipotekës Durrës dhe dy të tjerëve

Me dokumente false i morën 5 mijë metër tokë një personi, pranga ish-juristit të Hipotekës Durrës dhe dy të tjerëve

“Kthimi” u kodua një operacion i policisë së Durrësit, gjatë të cilit u vunë në pranga tre persona për falsifikimin e dokumentave lidhur me përvetësimin e 5000 metrave tokë.

Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe dy shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Artur Isaku, 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit dhe Zyber Dema, 72 vjeç, dhe Faik Ibrahimi, 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy