Britani, stacioni hekurudhor në Birmingham shndërrohet në sallë feste (VIDEO)

Britani, stacioni hekurudhor në Birmingham shndërrohet në sallë feste (VIDEO)

Stacioni hekurudhor në Birmingham shndërrohet në sallë festë, ku 200 të pastrehë kaluan darkën e Krishtlindjeve me ushqim të ngrohtë dhe dhurata. Ndërkohë shumë hotele në britani kanë hapur dyert edhe për natën e ndërrimit të viteve.

Një stacion hekurudhor në Birmingam u shndërrua në një sallë darke në prag të Krishtlindjes duke i ofruar 200 të pastrehëve një darkë festive. Festa për të pastrehët mundësoi që të pastrehët të gëzonin me ushqime të bollshme, teksa vullnetarët u kujdesën për të luftuar vetminë dhe izolimin darkën e  Krishtlindjeve.

Randhir Singh, shefi ekzekutiv i shoqatës' Midlands Langar Seva Society pohoi: 'Midlands Langar Seva Society është në gadishmëri shtatë ditë në javë, jo vetëm në  Birmingham por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi ynë kryesor është t'i shërbejmë humanizmit dhe t'i ofrojmë  ushqim të ngrohtë  njerëzve më pak të lumtur se ne, të shpërndajmë kapuça, rroba dhe veshje të ngrohta duke dhuruar në këtë mënyrë dhe shpresë.

Çdo vit, rreth një javë para Krishtlindjeve, fillojmë të japim dhurata dhe karta Krishtlindjesh.Shumë njerëz në këtë periudhë të vitit ndihen të mallëngjyer për familjet e tyre ndërsa  bien në depresion duke drejtuar numrin e vetëvrasjeve në një shkallë të lartë. Numrat e njerëzve të pastrehë thuhet se janë në nivele shqetësuese sipas organizatave bamirëse kombëtare dhe shoqata vëren se e ka parë këtë në jetën e saj të përditshme.

Midis të tjerash dhe  shumë hotele në Mbretërine e Bashkuar kanë hapur dyert e tyre për të strehuar njerëzit të cilët jetojnë në rrugë duke mundësuar që atë te kenë një shtrat të ngrohtë për festat e Krishtlindjeve dhe natën e ndërrimit të viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy