Referendum për sistemin zgjedhor, Soko: Në shtator mbledhim firmat, shteti s’funksionon sepse pushteti është shumë i fortë (VIDEO)

Referendum për sistemin zgjedhor, Soko: Në shtator mbledhim firmat, shteti s’funksionon sepse pushteti është shumë i fortë (VIDEO)

Synimi i partive të vogla është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional me 12 qarqe, në 3-4 rajone. Hapja 100% e listave si për Parlamentin ashtu edhe për Këshillin Bashkiak, zgjedhje preferenciale mes 5 deputetëve dhe dy preferenca mes kandidatëve për kryetar bashkie, por dhe votim të diasporës përmes postës dhe ulje të moshës së votuesve në 16 vjeç. Lidhur me këto, kryetari i kryesisë ‘Nisma Thurje’ Pano Soko në MCN Live u shpreh se në shtator nisim fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave. Ai tha se ka ndjeshmëri pasi njerëzit e kanë kuptuar se shteti nuk funksionon sepse pushteti është shumë i fortë. Sipas tij, vetëm duke ndryshuar sistemin mund ta ndryshojmë këtë dhe propozimi i tyre është që të dalin me një draft ligj të ri në kodin elektoral. “Në shtator nisim fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave. Ne e kemi kaluar njëherë një test të ngjashëm me këtë, ka ndjeshmëri sepse njerëzit e kuptojnë se pavarësisht problemeve të tyre të përditshme në thelb ata e kanë kuptuar që në themel të këtyre problemeve qëndron fakti se shteti nuk funksionon sepse pushteti është shumë i fortë dhe e lënë pas dore popullin. Të gjithë këtë e bëjnë sepse ka një sistem që i mban të fuqishëm. Rama kur bëmë protestën e çmimeve bëri një deklaratë shumë të çiltër tha dhe sikur 500 mijë veta të mblidheni aty unë taksat e naftës nuk i ul. Tani si ka mundësi që kryeministri s’ka frikë nga populli, është ky sistem që ai e ka ndërtuar me shumë kujdes dhe sot jemi në këtë realitet ku jemi, që ai është shumë i fortë. Vetëm duke ndryshuar sistemin mund ta ndryshojmë këtë. Propozimi që kemi diskutuar deri tani është që të dalim me një draft ligj të ri në kodin elektoral. Ne do dalim me një draft të ri për të rrëzuar ligjin aktual dhe do bëjmë gjithë fushatën tonë për ta çuar në popull propozimin tonë sepse ka ardhur koha që prona të shkojë te i zoti sepse këtu pronën e ka pasur pronari i gabuar, Rama dhe Berisha. Ata e rrëmbyen pronën dhe e kanë legalizuar, por ajo është pronë e popullit dhe duhet ti kthehet popullit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy