Dëmet e tërmetit, Braçe: Tani vëmendja te zonat rurale (VIDEO)

Dëmet e tërmetit, Braçe: Tani vëmendja te zonat rurale (VIDEO)

Mbledhja e sotme e qeverisë u drejtua sot nga zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Numri dy i qeverisë tha se në situatën e krijuar nga tërmeti i javës së kaluar, tashmë vëmendja duhet të përqendrohet te periferitë.

Kjo sepse, ulja e temperaturave dhe reshjet e vështirësojnë jetesën në çadra.

Gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te zonat rurale apo periferitë, ku njerëzit kanë preferuar të qëndrojnë pranë zonave të tyre. Duhet të bëhet zëvendësimi i çadrave menjëherë, që të jenë çadra dimërore. Duhet të përshpejtojmë gjetjen e banesave me qira. Kruja, Vora, e kanë të pamundur të gjejnë vetë banesa me qira, do duhet t’i akomodojmë ne në Tiranë. Duhet të bëjmë zhvendosjen brenda këtij muaji dhe strehimin e këtyre personave nga hotelet në shtëpi me qira. Do duhet të mbyllim procesin, Laçi dhe Lezha duhen kthyer në prioritet, për shkak të panikut të përhapur atje, por edhe për shkak të faktit se duhet të nisim programin se ç’do bëhet me ata njerëz”, tha Braçe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy