Shkarkohet Robert Lili/ Bledar Skënderi merr detyrën në krye të AKU-së

Shkarkohet Robert Lili/ Bledar Skënderi merr detyrën në krye të AKU-së

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Robert Lili.

Robert Lili largohet nga kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas rreth një viti në këtë post.

AKU-ja tashmë pritet të drejtohet nga Bledar Skënderi. Ky i fundit ish anëtar i KQZ, u tërhoq pak ditë më parë nga kandidatura për anëtar të KQZ-së.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Bujqësisë, ku ministri Bledi Çuçi tha se Skënderi do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të AKU.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi e falënderon për kontributin e deritanishëm dhe punën e lavdërueshme të bërë në drejtimin e AKU-së, procesin e nisur të reformimit dhe shndërrimit të AKU-së në një njësi inteligjente. Lili do të vijojë angazhimin profesional brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Po sot, me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar drejtori i ri i këtij institucioni, Bledar Skënderi. Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy