
Një helikopter i marinës i angazhuar në operacionin e Sigurisë Detare ra në det, në Mesdheun Qendror, gjatë një stërvitje me pesë vetë në bord. Një nga anëtarët e ekuipazhit vdiq gjatë rënies ndërsa katër të tjerë u shpëtuanm raporton agjencia e lajmeve Ansa.
Helikopteri, tip SH 212, po kthehej nga një manovër e planifikuar, kur u rrëzua në det për shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që po përgatitej të hynte në kontakt me patrullën ”Borsini”.
Helikopteri, i Ministrisë së Mbrojtjes, ishte pjesë e njësisë detare e angazhuar në operacionin 'Deti i Sigurt' në Mesdhe.
Mediat e vendit fqinj, raportojnë se nuk dihet se cilat ishin shkaqet e rëzimit të tij, megjithëse ekipi i shpëtimit mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes duke shpëtuar dy pilotët dhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit arritën të shpëtonin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, nënvizon Shtabi i Mbrojtjes.
Patrulla ”Borsini” është aktualisht e angazhuar në operacionin “Mare Sicuro” (Det i sigurtë), ndërmarrë në mars të vitit 2015 nga marina italiane, që mobilizon deri në gjashtë anije për mbikëqyrjen e zonës që ndodhet mes Siçilisë dhe Libisë, për të mbrojtur platformat e naftës si dhe anijet tregtare apo të peshkimit, si dhe për të luftuar kundër trafikut të migrantëve.



