Propozimet për Kodin Zgjedhor/ Kume: Të mundësohet demokracia e drejtpërdrejtë, me referendume (VIDEO)

Propozimet për Kodin Zgjedhor/ Kume: Të mundësohet demokracia e drejtpërdrejtë, me referendume (VIDEO)

Eksperti zgjedhor Kristaq Kume, duke komentuar propozimet për Kodin Zgjedhor, thotë se administrata zgjedhore duhet të depolitizohet.

Ai shton se duhet të mundësohet demokracia e drejtpërdrejtë me anë të referendumeve. 

Duke folur për “MCN Informacion”, Kume shprehet se është koha që të hiqet dorë nga numërimi i përqendruar dhe të vazhdojmë me numërimin në qendrat e votimit. 

Nuk ka pse të kërkojmë të bëjmë shpenzime shumë të mëdha. Funksionon e shoqëruar edhe me departizimin e qendrave të votimit. 

Ne kaluam në numërimin e përqendruar të rezultateve të procesit zgjedhor duke marrë si shembull përvojën angleze, pasi sidomos zonat rurale ishte shumë e vështirë të mbaheshin nën kontrollin e ligjit. 

Ndërsa sot jemi në kushte totalisht ndryshe, ne e kemi të monitoruar qendrën e votimit online totalisht me kamera. Puna duhet nisur në themel. 

Duhet nismë gjithëpërfshirës ligjvënëse për rregullimin e legjislacionit tonë. 

Duhet të zhvillohet një reformë zgjedhore që të mundësojë demokracinë e drejtpërdrejtë, zhvillimin e referendumeve. 

Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet nga populli. Efekti i teknologjisë ia vlen për nxjerrjen e shpejtë të rezultatit, ndërsa për çdo gjë tjetër, efekti është zero.

 Zgjerimi i votimit elektronik ka kosto të lartë, nuk është efektiv. Propozimi i Celibashit për votim elektronik jashtë shtetit, mund të bëhet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy