
Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, teksa foli për konceptin e përgjithshëm zhvillimor të shqiptarëve, e cilësoi shoqërinë shqiptare, një shoqëri që bej ‘gjoja’ për gjithçka.
Jemi shoqëri gjoja, një shoqëri në efekt plasebël, në shtëpi bëjmë gjoja, me gruan gjoja, me kolegët gjoja, me punë gjoja.
Shumë shpesh dëgjojmë që Shqipëria është në mungesë punëtorësh, mungesë të kushteve financiare, mungesë institucioni, mungesë ligjit, asnjë nga këto nuk mungon.
Prifti shkon më tej teksa thotë se shqiptarët janë një komb pa kulturë, dhe shpejgon arsyet negative se pse jemi deri këtu.
Thjesht, jemi një komb pa kulturë. Jemi një komb i kequshqyer, i keqkulturuar dhe i keqshkolluar.
Unë personalisht bëj dy kryesore si arsye: turkun, neveria ime më e madhe ai pushtim, gjëja me e keqe që i ka ndodh këtij kombi dhe e dyta është komunizmi.
Nëse ne nuk do ishim turqizuar, do kishim këto ndërtesa me afreske sot, nuk do kishim Tiranë me qerpiç, që as se di çfarë krenarie kulturore, është.
Pra Shqipëria do kishte ndërtesa që do ishin ushqim për shpirtin.



