Mbështetës të PD në Elbasan, gurë eskortës së Ramës

Mbështetës të PD në Elbasan, gurë eskortës së Ramës

Vazhdojnë me bllokimin e rrugëve dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.  Duke që sa herë kryeministri Edi Rama do të ketë takime në qytete të ndryshme, do t'i bllokohet rruga nga ish-deputetët demokratë dhe militantët e kësaj force politike. Prita ju bë sot në Bradashesh, në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku kreu i qeverisë ndalet në turin "Bashkia që Duam" për zgjedhjet lokale.

Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-deputetët Luçiano Boçi, Edmond Spahi dhe Endri Hasa u stacionuan në mes të rrugës duke sjellë bllokimin në trafik të automjeteve, jo vetëm makinave të vogla por edhe autobusëve me pasagjerë. Forcat e policisë së Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, mundën të shpërndajnë turmën e protestuesve duke hapur rrugën. Megjithatë, gjatë gjithë kohës pati përpjekje për të dalë sërish në rrugë. Kur eskorta e kreut të qeverisë po mbërrinte, turma u revoltua teksa nuk mungoi edhe hedhja e shashkave. Por FNSH dhe policia, mundësuan kalimin pa probleme të eskortës.

Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur.

Në vendngjarje ishin edhe forcat zjarrfikëse ndërkohë që situata u tejkalua pa përplasje të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy