Trump kërkon një vepër të Van Gogut, por muzeu i njohur përgjigjet me ironi

Trump kërkon një vepër të Van Gogut, por muzeu i njohur përgjigjet me ironi

Muzeu i famshëm i Manhattan-it, Gugheneim, i ka kthyer një përgjigje surprizuese kërkesës së presidentit të SHBA-ve për një pikturë. Donalt Trump dhe e shoqja kishin kërkuar të përdornin për një periudhë një vepër të Van Gogut, pikturën “Panoramë me borë”.

Vepra e vitit 1888 paraqet një burrë që ka dalë shëtitje me qenin e vet dhe çifti presidencial kishte menduar ta vendoste ne apartametin privat në anën lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Por në mungesë të veprës së kërkuar, muzeu i ka ofruar presidentit amerikan një VC prej floriri. Vepra e venecianit Maurizio Cattelan është emërtuar “Amerika” dhe është e tëra prej floriri 18 karatësh.

Kritikët e artit e kanë cilësuar si ironi për pasurinë e shfrenuar në SHBA, që në këtë rast satirizon Trump, i njohur për pasionin e tij për aksesorët prej floriri, që nga kulla e tij në Nju Jork e deri te rubinetat e artë të avionit privat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy