“Muzika dashuria ime e parë”, Genti Goga flet për grupin që krijoi kur ishte 15-vjeç

“Muzika dashuria ime e parë”, Genti Goga flet për grupin që krijoi kur ishte 15-vjeç

Këngëtari Genti Goga në një lidhje skype nga Gjermania ka folur për pasionin e tij për këngën që ka nisur që në vegjëli dhe studimet për arkitekturë që ka ndjekur më pas ku dhe punon.

Ai shprehet se muzikën e bënë më shumë për pasion dhe se ajo është dashuria e tij e parë, por shprehet se në Ballkan është pak e vështirë të mbijetosh prej saj prandaj e ka ndërthurur këtë pasion dhe me studimet për arkitekturë sepse ajo bashkon artin me shkencën.

Kur shoh videot po shoh që janë mbledhur aq shumë sepse zakonisht kur i postoj nuk i kthehem më pas.

Pasioni për muzikën ka nsiur që në vegjëli, ka nisur që herët. Unë jam nga Tetova e Maqedonisë por prej 8 vitesh jetoj në Gjermani ku punoj si arkitekt. Bandi i parë ka nisur para 15 vitesh, kemi bërë muzikë live dhe në Shqipëri.

Arkitekturën e kam zgjedhur se bashkon artin dhe shkencën dhe kjo më ka pëlqyer shumë, por me muzikën është pak e vështirë të mbijetosh në Ballkan. Në fillim ishte pak e vështirë sepse ajo degë kërkonte shumë përkushtim dhe duke bërë dhe muzikë dhe shkollën e kam humbur vitin e parë.

Duke vijuar me muzikën live natën por dhe koha që më merrte studio, pra ishte pak e ngarkuar për ti bërë të dyja njëkohësisht. Këngët që i postoj janë këngë të shkruara gjatë kohës që bëra një shkëputje duke u fokusuar te shkolla.

Këngë shqip nuk kam bërë për momentin edhe pse kam tekste dhe në shqip, por për momentin jam fokusuar te gjermanishtja. Kam dhe shok që mbijetojnë prej muzikës, unë muzikën e bëj për veten dhe publikun por më vjen mirë që nuk jam i varur prej saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy