Koronavirus ka tronditur ekonominë duke lënë pa punë miliona njerëz. Përjashtim bën vetëm platforma e shitjeve online Amazon.
Shefi Jeff Bezos ka njoftuar shtimin e 75.000 vendeve të reja të punës, vende që i shtohen 100.000 personave të punësuar gjatë këtyre javëve.
E gjithë kjo arritje për Amazon vjen si pasojë e izolimit që ka shtuar dëshirën dhe nevojën e njerëzve për blerje online.



