
Në kuadër të 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve, “Ital Optik” ka vendosur të bëjë një dhuratë simbolike dhe shumë të rëndësishme: vizita okulistike falas për të gjithë fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, administratorja e qendrës, Romina Lula, bën të ditur se vizitat do të organizohen përgjatë tërë muajit qershor.
Këtë vit vendosëm t’ia kushtojmë muajin qershor fëmijëve, duke ofruar vizita falas për sytë e tyre.
Është një mundësi e mirë për prindërit që të kontrollojnë shëndetin e syve të fëmijëve të tyre.
Është shtuar numri i pacientëve të vegjël, ne u themi prindërve mos të hezitojnë ti sjellin fëmijët në vizitë, poashtu tu vendosin syze me ngjyra jo vetëm të zeza.
Kontrollet u dedikohen fëmijëve deri në 14 vjeç.
Ndërkohë, okulisti Dr. Renis Qamo, i cili do të kryejë këto vizita, apeloi për më shumë vetëdije: veçmas te pridnërtit që ti sjellin fëmijët në kontroll rutinë që nga mosha 3 vjeç.
Shpeshherë prindërit nuk e kuptojnë se fëmijët kanë nevojë për syze, derisa shfaqen vështirësi në të mësuar apo në sjellje. Disa madje ndihen të tronditur kur mësojnë se fëmija i tyre ka probleme me shikimin.
Prandaj është e rëndësishme të bëhen kontrolle të rregullta, që në moshë të vogël.
Dr. Qamo thekson se numri i fëmijëve me probleme të shikimit është në rritje, edhe për shkak të përdorimit të tepruar të pajisjeve teknologjike si telefonat, tabletat dhe televizorët.
“Fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë para ekraneve, dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e syrit, veçanërisht në moshën 3 deri në 12 vjeç. Prandaj vizita okulistike duhet bërë sa më herët, madje që në moshën 3-4 vjeç.
Vizitat e rregullta jo vetëm që ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të problemeve, por edhe ndihmojnë fëmijët të shmangin ndërlikimet më vonë në jetë.
Nga përvoja ime që nga nëntori i vitit 2021, kemi pasur mbi 100 raste kur fëmijët nuk janë sjellë në kohë për vizitë, dhe më vonë janë diagnostikuar me probleme të avancuara të shikimit.
Në disa raste kemi parë edhe numra deri në +7, që do të thotë se nëse nuk vendosen syze, fëmija mbetet me dëmtim të përhershëm të shikimit.
Ftesa është e hapur për të gjithë prindërit: sillni fëmijët për kontroll falas gjatë gjithë muajit qershor te Ital Optik, sepse sytë janë dritarja drejt botës!.



