Fundjava po shoqërohet me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit.
Reshjet e shiut vijojnë që prej ditës së djeshme, porse si pritet të jetë moti në vazhdim, për edicionin e lajmeve në MCN TV, Hakil Osmani nga Meteoalb, bëri të ditur se temperaturat veçmas do të pësojnë rënie të lehtë.
“Temperaturat e ajrit, do të fillojnë të pësojnë një rënie të lehtë të tyre, duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të luhaten -2-3 gradë C, kurse max.në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar të mos shkojnë më shumë se 20 gradë C. Pritet një rënie e ndjeshme e vlerave termike në fillimjavë, duke bërë që minimumet në zonat malore të zbresin edhe ne -3 -4 grad C, ndërsa maximumet të regjistrohen jo më shumë se 15 gradë C.
Porse me uljen e temperaturave, a priten edhe reshjet e para të dëborës?. Osmani nga Meteoalb, pohon se të tillat priten veçmas gjatë fundjavës në zonat e thella veriore.
“Reshjet e dëborës priten të jenë më të dukshme gjatë ditë se diele gjatë fundjavës në zonat veriore dhe zonat e thella malore, ndërsa fillimjava, si pasojë e rënie së ndejshme edhe të vlerave termike, pritet të zgjerojë hartën e reshjeve të dëborës në territorin shqiptar, këto do të jenë të fokusuara në zonat veriore dhe lindore të vendin tonë.



