Australi, lirohet pas 7 vitesh mjeku i rrëmbyer nga xhihadistët në Burkina Faso

Australi, lirohet pas 7 vitesh mjeku i rrëmbyer nga xhihadistët në Burkina Faso

Një mjek 88-vjeçar australian është liruar 7 vjet pasi u rrëmbye nga xhihadistët në Burkina Faso, Afrikën Perëndimore.

Kenneth Elliott ishte shëndoshë e mirë dhe u ribashkua me gruan dhe fëmijët e tij mbrëmjen e së enjtes, tha ministrja e Jashtme Penny Wong.

Jam shumë e kënaqur të raportoj se doktor Ken Elliott, i cili u mbajt peng në Afrikën Perëndimore për rreth shtatë vjet, është ribashkuar me familjen e tij në Australi.

Elliott dhe gruaja e tij u rrëmbyen në Burkina Faso, ku ata kishin drejtuar një klinikë mjekësore për dyzet vjet. Jocelyn Elliott u lirua tre javë më vonë.

“Dëshirojmë t’i shprehim falënderimet tona Zotit dhe të gjithë atyre që kanë vazhduar të luten për ne dhe falënderoj qeverinë australiane dhe të gjithë ata që u përfshinë në kohën për të siguruar lirimin e tij”, tha familja e Elliott.

Megjithatë nuk janë dhënë ende detaje rreth rrethanave të lirimit.

Grupi militant që qëndron pas rrëmbimit, Al-Kaeda në Magrebin Islamik, është bërë i njohur kryesisht përmes operacioneve të rrëmbimit për shpërblim kundër punonjësve të ndihmës dhe turistëve të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy