Të dhënat shtetërore me pagesë për privatët/ Dokuzi: Rrezikojmë krijimin e një "AKSHI të dytë"

Të dhënat shtetërore me pagesë për privatët/ Dokuzi: Rrezikojmë krijimin e një "AKSHI të dytë"

Të dhënat që administrohen nga institucionet shtetërore pritet të kthehen në një shërbim me pagesë për bizneset private. Sipas një drafti të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë, qeveria propozon t’u japë personave fizikë dhe juridikë privatë akses të drejtpërdrejtë në bazat shtetërore të të dhënave, kundrejt tarifave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Qëllimi i kësaj nisme është lehtësimi i procedurave për bizneset, të cilat deri më sot mbështeten te dokumentet fizike apo shkresore të paraqitura nga qytetarët për të verifikuar identitetin dhe informacionin e tyre.

 

Pavarësisht lehtësive procedurale që premton ky projektligj, ekspertët e fushës ngrenë shqetësime serioze sa i përket sigurisë dhe privatësisë së qytetarëve. Në MCN TV, eksperti i teknologjisë së informacionit, Shahin Dokuzi, paralajmëroi se dhënia e aksesit pa filtra të qartë ekspozon të dhënat personale ndaj abuzimeve dhe shantazhit.

 

Teknologjikisht, subjektet do të lidhen me AKSHI-n për çdo të dhënë që duan të marrin. Nëse të dhënat tona dalin publike pa pika të qarta përcaktuese, krijohet një problem i madh. Për shembull, nëse do të shesim një apartament, noteri e di gjendjen time civile, ose nëse shesim një makinë, mjafton targa dhe aty gjenden të dhënat. Por çfarë pune ka një subjekt privat të dijë se çfarë sëmundjesh kam unë? Duke parë të dhënat e cilitdo, mund të bëhen shantazhe apo keqpërdorime të tjera. Çdo institucion dhe subjekt duhet të ketë akses vetëm në aq të dhëna sa i nevojiten realisht, pasi të dhënat tona praktikisht janë bërë publike tashmë. Supozohet se klientit i vjen një SMS në e-Albania për të dhënë miratimin. Nëse banka kërkon vetëm të dhënat që i duhen, unë pranoj. Por nëse ajo merr të dhëna të panevojshme, do të ketë raste abuzive. Edhe nëse vendoset një gjobë, kjo nuk e zgjidh problemin. Nëse unë si subjekt marr të dhënat e shqiptarëve, se sa pasuri apo makina kanë, AKSHI mund të më vendosë një gjobë dhe unë e paguaj. Por unë tashmë i mora të dhënat e qytetarëve, u bëra si një 'AKSHI i dytë' dhe mund t'i shes e t'i keqpërdor ato në tregun e zi. Praktikisht, të dhënat e individëve do të jenë publike dhe mund t'i blejë kush të dojë. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është kategorizimi i institucioneve dhe subjekteve. Spitali duhet të marrë vetëm të dhënat që i nevojiten vërtet për shëndetin, ndërsa banka të dhënat financiare. Duhet të ndahet qartë që spitali të ketë akses vetëm te kartela ime shëndetësore, sepse nuk i duhet aspak spitalit të dijë se sa para kam unë në llogarinë bankare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy