Bllokimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë/ Tasholli: S’na konvenon t’i mërzisim ndërkombëtarët!

Bllokimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë/ Tasholli: S’na konvenon t’i mërzisim ndërkombëtarët!

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV vendimin e qeverisë Kurti për të bllokuar zgjedhjet serbe në Kosovë. Tasholli thekson se Prishtinës nuk i leverdis që t’i mërzisë miqtë ndërkombëtarë.

Duhet të kemi parasysh që qëndrimi i Kurtit ka dhënë përshtypjen e një qëndrimi dualist. Në fillim pozicioni i tij ishte që të gjendet një kompromis dhe në momentin përfundimtar sikur bëri kthesën. Situata është pak më komplekse nga sa mundohet të paraqitet, sepse miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë qenë sponsorizuesit tonë janë faktor të rëndësishëm në kalkulimet tona politike. E bën komplekse situatën, për të mos thënë keq ose mirë. Qunti ka reaguar, aty janë edhe SHBA. Nuk na konvenon që t’i mërzisim miqtë sepse jemi bashkërisht në përpjekjet tona në ndërtimin e një projekti në finalizimin e pavarësisë dhe sovranitetit tonë”.

Teksa u ndal te rreziku rus në Ballkan, Tasholli thotë se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë sepse Moska ka pasur një qasje destabilizuese.

Ka qenë gjithmonë rreziku nga Rusia, kur kemi parasysh vendimet konkrete te shtetet fqinje. Janë shqetësime racionale sepse Rusia ka investuar në vazhdimësi që të ketë një ndikim përmes qasjes së saj destabilizuese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy