Gjermani, një makinë përplaset në hyrjen e zyrës së Merkelit (VIDEO)

Gjermani, një makinë përplaset në hyrjen e zyrës së Merkelit (VIDEO)

Një makinë është përplasur në portat e zyrës së Kancelares Gjermane Angela Merkel të mërkurën.

Në mediat sociale janë shpërndarë pamjet e një makine me një mesazh të shkruar në pjesën anësore: "Ju fëmijë të mallkuar dhe vrasës njerëzish të moshuar".

Fotografitë e tjera nga vendi i ngjarjes tregojën parullën "Stop politikave të globalizimit” të shkruara me të bardhë në anën tjetër të automjetit.

Policia e Berlinit shkroi në Twitter se "kolegët tanë janë aktualisht në vendin e ngjarjes në zyrën e kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë është ndaluar në portën e ndërtesës - ne jemi në proces sqarimi në lidhje me drejtuesin e saj. Ai është marrë në paraburgim nga policia. Më shumë informacion në vijim".

Mjeti i tipit Volkswagen Sedan kishte targa të zonës së Liqenit Nordrhein-Westfalen. Si makina ashtu edhe porta metalike tregonin shenja të vogla dëmtimi.

Ngjarja ndodhi gjatë një konference të rëndësishme video midis Kancelares Merkel dhe kryeministrave të shteteve gjermane në lidhje me shtrirjen e masave të bllokimit në të gjithë vendin.

Nuk ka raportim për viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy