
Vizita e kryeministrit Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në Tiranë dhe takimi me krerët e shtetit, u pa në mënyra të ndryshme për mesazhet që u dhanë.
Analisti politik nga Kosova Gazmir Raci, në një komunikim për “MCN live”, veçoi mes tjerash faktin se vizita e djeshme solli edhe lajmin për takimin mes dy qeverive që do të mbahet në qershor.
Sipas tij, paraprakisht të dy kryeministrat do duhej të flasin se cilat marrëveshje po zbatohen ose jo, pas të gjitha takimeve mes dy qeverive, ndër vite.
Është një vizitë shumë e rëndësishme sepse po vjen direkt pak dakordimeve të fundit që kishim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe natyrisht edhe kryeministri Edi Rama, e përmendi në statusin tij në rrejte sociale që janë dakorduar që të dy qeveritë të takohen në qershor.
Nëse flasim për marrëveshjet mes dy qeverive, do të ishte mirë që në qershor, të dinim saktë se cilat nga këto marrëveshje që janë të shumta po zbatohen e cilat jo, e poashtu të shihet se ku është bashkëpunimi me fushat tjera.
Sidomos është një fushë ku ende nuk po ka zhvillim të madh e që ta të bëj më turizmin, që ofron Kosova si kapacitet, edhe pse duket që ka lëvizje të turisteve nga Shqipëria n drejtim të Kosovës, por nuk është mjaftueshëm dhe mendoj se është një mundshi e mirë që të kemi një strategjitë përbashkët të turizmit kombëtar.
Për sa i takon rolit që Shqipëria mund të jap në vazhdim për zhvillimin e shtetit të Kosovës, analisti Raci, u ndal në katër prej tyre.
Sipas tij, Shqipëria në këto kushte, do të ketë rol primar në katër dimensionet integruese të vendit.
Shqipëria ka luajtur gjithmonë rol në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, që nga lufta e këtej. Natyrisht ne edhe presim që Shqipëria të jetë e angazhuar me metodologjitë e obligimeve që ka karshi Kosovës dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.
Unë mendoj se janë katër dimensione në të cilat Shqipëria duhet të jetë më proaktive tashmë. E para ka të bëj me rrugë e Kosovës drejt NATO-s, e dyta ka të bëj me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, e treta k atë bëj me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të organizatave ndërkombëtare sic janë Këshilli i Evropës, UNESCO-s dhe INTERPOL, dhe e katërta, që është më shumë i rëndësishëm, ka të bëj më ndikimin që mund të luaj shteti shqiptar tek pesë shtetet mosnjohëse që janë anëtare të BE-së, dhe ende po hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovë.
Nëse Shqipëria do të ketë qasje proaktive në këto katër dimensione, unë mendoj se do të jetë lehtësi e madhe për rrumbullakimin e shtet ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe daljes së Kosovës, edhe në arenën ndërkombëtare.



