
Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, tanimë e kthyer në media, Erla Mhilli, e ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN tv, foli për skandalin Gjici dhe faktin se akte të tilla nga zyrtarët e lartë, vazhdojnë të jenë ende prezentë në zyrat shtetërore. Sipas saj, pas kaq vitesh burrat duhet të ishin tejngopur, jo të shfrytëzojnë akoma 5 minutat në zyrë. “Është fenomen i përsëritur. Në gjykimin tim duhet të jetë qenë shumë e hapur në ato fillimet e vitet 90 dhe mendoj se burrat duhet të ishin të tejngopur dhe jo të vazhdonin duke shfrytëzuar dhe 5 minutshat atje në zyrë për të bërë akte të tilla, duket shumë e shëmtuar. Nuk e di pse e bën, ndoshta dalldia e pushtetit, janë të gjitha bashkë sepse se kuptoj çfarë kënaqësie mund të marrësh nga një akt i tillë për 5 minuta në zyrë. Këtë fenomen e kam trajtuar dhe unë edhe pse nuk është vetëm fenomen shqiptar”.



