Padia për shpifje nga biznesmeni Çekrezi, Erion Braçe në GJKKO

Padia për shpifje nga biznesmeni Çekrezi, Erion Braçe në GJKKO

Deputeti socialist Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tij në lidhje me padinë për shpifje të ngritur nga biznesmeni Anduel Çekrezi.

 

Procesi ndaj deputetit socialist po shqyrtohet në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të statusit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

 

Sipas deklaratave publike të bëra nga vetë Braçe, ai pretendon se është goditur fizikisht nga Çekrezi gjatë një momenti tensioni mes tyre, pas një debati që kishte lidhje me pronësinë e një sipërfaqeje toke në zonën e Lushnjës.

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht atë që ai e konsideron si grabitje të tokës publike pranë lumit Seman, me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik në atë zonë.

 

Ndërkohë, kompania SunXpower ka siguruar lejen për ndërtimin e paneleve diellore në fshatin Imshtë të Lushnjës, zonë për të cilën Anduel Çekrezi pretendon se e ka blerë tokën përmes një kontrate noteriale nga ish-pronarë që, sipas tij, e kanë përfituar atë me vendim kthimi dhe kompensimi të vitit 1998.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy