Dështon Gruevski për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Dështon Gruevski për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Nikolla Gruevski i mandatuar i mandatuar nga presidenti maqedonas për formimin e qeverisë së re duket se po dështon. Sipas VMRO-DPMNE në një njoftim të saj deklaroi se janë të papranueshme kushtet që i ka vendosur BDI-ja për formimin e qeverisë së re.

BDI ka vendosur elementet kyçe, dhe nuk do të tërhiqet nga kërkesat e partive shqiptare te vendosura gjatë marrëveshjes mes tyre.

Kushtet e BDI-së janë: pranimi i gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, vazhdimi i mandatit të PSP-së dhe përshpejtimi i proceseve eurointerguese, raporton Telegrafi Maqedoni.

Nikolla Gruevski ka afat deri më 29 janar të sigurojë shumicë në parlament dhe ta formojë kabinetin. Partia e tij në zgjedhjet e parakohshme fitoi 51 mandate, ndërsa me 10 deputetët e BDI-së do të arrinte të formonte shumicë prej 61 deputetëve në Kuvend me 120 vende.

Nëse Gruevksi nuk arrin të formojë qeverinë deri më 29 janar, mandati duhet t’i jepet liderit të partisë së dytë me më shumë mandate, Zoran Zaevit nga LSDM-ja të cilët kanë 49 mandate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy