Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama me anëtarët e kabinetit dhe kryebashkiakët, ministri Petrit Malaj bëri të ditur se janë drejt përfundimit çmimet e reja të referencës për pronat.
Sipas tij, vlera e pronave është rritur me 26%, një ndryshim që pritet të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës për pronat. Vlera e pronave është rritur me 26%, gjë e cila do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve që krahas vlerës së re të pronës së tyre, të bëjnë edhe rivlerësimin real të pasurisë që zotërojnë aktualisht.



