Kosovë /Fati i Demarkacionit varet nga vota e deputetit të pakicës

Kosovë /Fati i Demarkacionit varet nga vota e deputetit të pakicës

Të martën deputeti nga pakica gorane Adem Hodza, do jetë njeriu më i kërkuar i ditës.

Vota e tij pro për Marrëveshjen e Kufirit Kosovë – Mali i Zi, do të bëjë 80-shin e kërkuar që të ratifikohet pas shumë diskutimesh demarkacioni në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet ditën e nesërme.

Deputeti i LDK-së Arban Abrashi ka thënë 27 votat e Lidhjës Demokratike janë të sigurta dhe se deputeti nga pakica gorane do ta votojë demarkacionin nëse mbetet për votën e tij.

“Unë e kam dëgju vetë se në qoftë se mbet demarkacioni në dorën e tij, ai ka për ta votuar atë”, ka thënë Abrashi.

Vetë, Hodza nuk ka preferuar të flasë, e përfaqësues tjerë të goranëve i kanë thënë Klan Kosovës, se janë në favor që i zgjedhuri nga pakica e tyre të votojë pro Demarkacionit, kjo si kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Në Goranin, mbajnë shpresë shumë dhe deputetët nga shumica shqiptare.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy