
“Një vrasje për herë të dytë.” Kështu e cilëson Asllan Cenalia vendimin e Gjykata e Apelit për uljen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së djalit të tij, efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia. Reagime ka pasur edhe nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili paralajmëron për pasojat që një vendim i tillë mund të ketë për besimin te drejtësia dhe rendi.



