Gjermania, e para që nis vaksinimin kundër Covid-19

Gjermania, e para që nis vaksinimin kundër Covid-19

Gjermania mund të fillojë me vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit që muajin e ardhshëm, njoftoi Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

"Ka arsye për optimizëm se vaksina do të miratohet në Evropë këtë vit. Dhe pastaj ne mund të fillojmë menjëherë", tha Spahn në një intervistë me RND gjermane.

Ai shtoi se u ka kërkuar shteteve federale gjermane të përgatisin qendrat e vaksinimit nga mesi i dhjetorit, raporton Reuters.

"Unë do të preferoja që qendrat e vaksinimit të ishin gati disa ditë më parë sesa të kisha një vaksinë të aprovuar që nuk përdoret menjëherë", tha Spahn.

Ai vuri në dukje se Gjermania siguroi më shumë se 300 milion doza të vaksinës përmes Komisionit Evropian, marrëveshjeve dypalëshe dhe opsioneve të tjera, dhe tha se kjo është më se e mjaftueshme dhe se madje lë hapësirë për ndarjen e vaksinës me vendet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy