
Pilula antivirale e hedhur ne treg së fundmi nga Mbreteria e Bashkuar dhe që pritet të shpërndahet në të gjithë botën, nuk e zëvendëson vaksinën anticovid. I këtij mendimi është mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, i cili shpjegon se ajo do të përdoret më së shumti për pacientet me sëmundje të rënda.



