Trupat e Ukrainës kanë rifituar kontrollin e zonës Kherson (VIDEO)

Trupat e Ukrainës kanë rifituar kontrollin e zonës Kherson (VIDEO)

Ushtria ukrainase ka hyrë në Kherson, qendra e rajonit strategjik jugor të pushtuar nga rusët në fazat e hershme të ofensivës. Forcat e Moskës u tërhoqën në lindje në bregun e majtë të lumit Dnieper, në një tjetër pengesë të rëndë për të ashtuquajturin operacion special, gati nëntë muaj pas fillimit të tij.

Kherson po kthehet në kontrollin ukrainas, njësitë e forcave të armatosura ukrainase po hyjnë në qytet.

Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kievit në Facebook, duke u kërkuar ushtarëve rusë të mbetur në zonë që të “dorëzohen menjëherë”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përshëndeti atë që e quajti “një fitore të rëndësishme” dhe postoi në rrjetet sociale një video ku tregon, sipas tij, banorët e lokalitetit Bilozerka, disa kilometra larg qendrës së Kherson, që synojnë të shkatërrojnë një poster gjigant ku shkruhet “Rusia është këtu përgjithmonë”.

Parlamenti ukrainas, Verkhovna Rada, shpërndau në Telegram fotografi të civilëve duke valëvitur flamujt ukrainas në Kherson, i pushtuar që prej mesit të marsit nga rusët, për të cilin ishte një qëllim i një rëndësie parësore për shkak të afërsisë me Krimenë.  

Sipas ushtrisë ruse, më shumë se 30 mijë ushtarë nga Moska janë tërhequr në bregun lindor të Dnieper. Kjo është tërheqja e tretë më e madhe që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake, pas braktisjes së pushtimit të Kievit në pranverë dhe braktisjes pothuajse totale të territoreve të pushtuara në Rajonin e Kharkiv në muajin shtator.

Të premten, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte përfunduar zhvendosjen e njësive të saj nga bregu perëndimor i lumit, ku ndodhet Kherson, në lindje, duke u siguruar që nuk kishte pësuar asnjë humbje dhe se nuk kishte mbetur asnjë pajisje mbrapa.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se territoret e braktisura mbeten pjesë e Federatës, për shkak të “referendumeve” të mbajtura në fund të shtatorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy